Zyrtare: Witsel lojtar i Dormundit

Axel Witsel tashmë është bërë me klub të ri.
Belgu është transferuar nga skuadra kineze Tianjin Quanjian te Borussia Dortmundi.
29-vjeçari i është bashkuar BVB-së për 20 milionë euro, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Mesfushori do të ketë rrogë vjetore në vlerë 7.5 milionë euro.
Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Zenitit, ndërsa kishte vendosur që ta vazhdonte karrierën në Kinë shkaku i pagës së lartë.
Juventusi kishte tentuar të nënshkruante verën e shkuar, por Witsel kishte zgjedhur Kinën.
Ai pritet të jetë një nga lojtarët kryesor të Borussia Dortmundit, ndërsa së fundmi zhvilloi një Kampionat Botëror shumë të mirë me Kombëtaren e Belgjikës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































