Mbrojtësi i majtë francez, Theo Hernandez ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2026.
24-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit, ku ka impresionuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje dhe zgjatje e kontratës së tij është lajm i mirë për tifozët kuqezi.
Siç njoftoi sot Milani, Hernandez ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2026, duke e bërë atë pjesë të rregullt të ekipit për vitet në vijim.
Official Statement: Theo Hernández ➡ https://t.co/COTRQQUzuL
Comunicato Ufficiale: Theo Hernández ➡ https://t.co/geDKXj7UQU #SempreMilan pic.twitter.com/6Fi4hTW902
— AC Milan (@acmilan) February 11, 2022
Francezi ka theksuar më parë se sa e veçantë është të punosh me një nga mbrojtësit më të mirë në histori, Paolo Maldinin.
Ai thuhet se do të fitojë 4 milionë euro neto në sezon plus 500,000 euro bonuse, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Hernandez u bashkua me Milanin në vitin 2019 nga Real Madrid, ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.
🤩 @TheoHernandez ⚽
Sit back and enjoy our N.19's gems 🍿
Which is your favourite?#SempreMilan pic.twitter.com/omPRujV0WY— AC Milan (@acmilan) February 11, 2022
Ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tetë asistime deri më tani. /Telegrafi/