FIGC ka njoftuar se klubet në Serie A do të mund të kryejnë deri në pesë zëvendësime për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ky vendim vjen si pjesë e një vendimi të përkohshëm nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i krijuar për të ndihmuar klubet që të rifillojnë edicionet e tyre përkatëse pas pezullimit nga coronavirusit.


Sidoqoftë, një deklaratë e lëshuar nga FIGC, shkruhet se zëvendësimet mund të kryhen në tri intervale.

GettyImages 1206108175 1 Aaron Ramsey në duel me Bastonin (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )

Në rast se të dy skuadrat ndërrojnë lojtarët në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet një nga tre intervalet.

Nga ana tjetër, klubeve do t'u jepet një mundësi e katërt për të bërë një zëvendësim në Kupën e Italisë nëse ekipet shkojnë në kohë shtesë.

GettyImages 1200564927 Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Vendimi do të zgjasë deri në fund të sezonit 2019-20, i cili rifillon më 20 qershor. /Telegrafi/

telegrafi sport app