Site icon Telegrafi

Zyrtare: Sanchez nënshkruan me Espanyolin

Ish-trajneri i Watfordit, Quique Sanchez Flores është konfirmuar si trajner i ri i Espanyolit sot gjatë ditës.

Trajneri spanjoll u lirua nga skuadra angleze në fund të sezonit të kaluar, pasi këta të fundit vendosën që mos të vazhdojnë më me të.

Megjithatë, Sanchez Flores nuk vazhdoi shumë si i papunë, pasi është kthyer tashmë në atdheun e tij në skuadrën e Espanyol, pasi katalunasit tashmë janë pronë e një grupi kinez, që dëshirojnë për të përmirësuar fatin e klubit.

Njoftimi për emërimin e Sanchez Flores në krye të Espanyol është bërë në faqen zyrtare të klubit katalun. /Telegrafi/

Exit mobile version