Zyrtare: Sala dhe Pinamonti largohen nga Interi
Interi ka njoftuar se ka larguar dy talentët, Andrea Pinamonti dhe Marco Salan, nga skuadra.
Nerazzurët kanë bërë me dije se Marco Sala është transferuar te Sassuolo. Mbrojtësi 21-vjeçar te skuadra italiane ka fituar dy Scudetto për të rinj në sezonin 2016/17 dhe 2017/18, një Superkupë dhe një Viareggio Cup.
Mbrojtësi i talentuar mund të rikthehet te Interi në sezonet e ardhshme, pasi në klauzolën e largimit thuhet klubi e ka mundësinë e riblerjes.
Nga ana tjetër, Pinamunti është transferuar te Genoa në formë të huazimi me të drejt blerje. Sulmuesi 21-vjeçar ishte po ashtu në fitimin e trofeve për të rinj si, Scudetto Primavera, Viareggio Cup dhe Kupën e Italisë.
Në sezonin 2016/17, sulmuesi i talentuar debutoi në skuadrën e parë, ndërsa kishte bërë 30 paraqitje për skuadrën e të rinjve, duke shënuar pesë gola. /Telegrafi/






























