Pas largimit të Unai Emery nga drejtimi i Villarrealit, Quique Setien është zgjedhur trajneri i ri i këtij ekipi.
Emery u largua nga Villarreal për të marrë Aston Villan dhe vendin e tij në stol e pasoi 64-vjeçari Setien, i cili ishte pa punë që nga gushti i vitit të kaluar pasi u shkarkua nga Barcelona, të cilën e drejtoi për shtatë muaj.
Ai më parë ka drejtuar Racing Santander, Real Betis, Las Palmas, Lugo dhe Logrones.
𝐄𝐧𝐝𝐚𝐯𝐚𝐧𝐭, @QSetien 💛! pic.twitter.com/OrxQCaeGms
— Villarreal CF (@VillarrealCF) October 25, 2022
Setien ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe do të drejtojë skuadrën për herë të parë të enjten në ndeshjen e Konferencës së Ligës kundër Hapoel Beer Sheva.
“Nëndetëse e Verdha” ndodhet aktualisht në vendin e shtatë në La Liga me 18 pikë, 13 më pak se lideri Real Madrid.
¡Quique Setién, nuevo entrenador del Villarreal CF!
¡Bienvenido, @QSetien 💛!
— Villarreal CF (@VillarrealCF) October 25, 2022
Në Ligën e Konferencës, ai kryeson Grupin C me katër fitore nga katër ndeshje./Telegrafi/