LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Qeveria e Kosovës cakton lokacionin për ndërtimin e stadiumit nacional

Zyrtare: Qeveria e Kosovës cakton lokacionin për ndërtimin e stadiumit nacional

Qeveria e Kosovës ka votuar pro që stadiumi i ri nacional i Kosovës të ndërtohet në Drenas.

Kësisoj ka rënë poshtë edhe zyrtarisht ideja që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë ku ishte paraparë më parë.

Ka qenë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi që kë propozuar që ndërtimi i stadiumit nacional të ndërtohet në Drenas.


Me shumicën e votave pro nga ministrat e pranishëm, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka aprovuar këtë propozim të ministrit Shala.

Kësisoj edhe zyrtarisht zona Ekonomike e Gllogocit është vendosur si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Punimet për ndërtimin e stadiumit nacional pritet të fillojnë në vitit 2018.

Për kapacitetin dhe vlerën e tij do të bisedohet në vazhdim, ku normalisht që edhe Federata e Futbollit të Kosovës, do të luajë  një rol të rëndësishëm. /Telegrafi/