Zyrtare: Muriqi me klub të ri në Turqi (Foto)
Drejtuesit sportiv të Konyasporit do të mbyllin bisedimet edhe me Muriqin, i cili javën e ardhshme pritet të bashkohet zyrtarisht me klubin e ri.
Kështu së paku bën të ditur llogaria zyrtare e klubit turk, e cila raporton "për arritjen e marrëveshjes mes klubeve, ndërsa pritet që sulmuesi shqiptar ti bashkohet klubit gjatë javës së ardhshme", transmeton Telegrafi.
Prizrenasi ka rënë në sy me paraqitjet e tij tek Giresunspor, ku ka shënuar edhe nëntë gola.
Ndërsa për sulmuesin ka pasur interes nga shumë ekipe, më të fundit PSV Eindhoven dhe Fulhami në Angli. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































