Zyrtare: Monaco transferon portierin Nubel nga Bayerni
Monaco ka njoftuar se ka transferuar Alexander Nubel nga Bayern Munichu në formë huazimi.
Portieri i talentuar do të qëndrojë te skuadra francez për dy sezone, duke fituar kështu më shumë përvojë.
Portieri i gjatë 1 metër e 93 centimetra, fillimisht iu bashkua Shclakes nga Paderborni në vitin 2015, derisa në verën e vitit 2020 kaloi te Bavarezët duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Bayerni e sheh Manuel Neuerin ende të pazëvendësueshëm, duke lënë Nubel t’i bashkohet Monacos në formë huazimi.
Nga kjo mundësi, portieri i ri do të ketë shansin që të përfitojë përvojë dhe më pas të rikthehet në portën e kampionit të Bundesligës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























