LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Milani dëshiron të ndërtojë stadiumin e ri pa Interin, jashtë San Siros

Zyrtare: Milani dëshiron të ndërtojë stadiumin e ri pa Interin, jashtë San Siros

Kryetari i bashkisë së Milanit, Giuseppe Sala konfirmon se kuqezinjtë duan të ndërtojnë një stadium të ri vetëm jashtë San Siros dhe pretendon se ai nuk ka folur me Interin.

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është kthyer në qytet për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Milanos, Sala, të enjten në mëngjes.

Sala tani ka kufizuar se kuqezinjtë duan të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri vetëm në zonën e quajtur La Maura, e cila nuk është shumë larg nga San Siro.


“Milani ka konfirmuar dëshirën e tyre për të vazhduar me projektin në La Maura”, u ka thënë Sala gazetarëve të Gazzetta dello Sport.

Scaroni: Stadiumi i ri i Milanit është prioritet pas rezultateve në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Scaroni: Stadiumi i ri i Milanit është prioritet pas rezultateve në Ligën e Kampionëve

“Ne patëm një diskutim të hapur dhe të drejtpërdrejtë për San Siron, por qartë, ata duhet të më thonë nëse nuk duan të shkojnë atje”.

“Ata duhet të paraqesin një projekt brenda dy javësh, është një hap formal për të hapur procedurën”.

Interi dhe Milani kishin rënë dakord fillimisht për të ndërtuar një stadium të ri në zonën e San Siros, një arenë e re që duhej të quhej ‘Katedralja’.

Projekti duhej të kalonte përmes një debati publik ku përfshiheshin banorët e zonës dhe duhej të kishte çuar në prishjen e San Siros për të respektuar masat mjedisore.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Alessandro Antonello, zbuloi në shkurt se Nerazzurrët shpresonin të ndërtonin një stadium të ri përkrah rivalëve të tyre të qytetit në zonën e San Siros, por kjo, me sa duket, nuk është më në planet e kuqezinjve.

“Nuk kam folur me Interin për momentin, ata nuk kanë treguar alternativa”, përfundoi Sala. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

Bundesliga
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori