Zyrtare: Michy Batshuayi kalon te Valencia në huazim

Chelsea sot ka rënë dakord me Valencian për Michy Batshuayi, i cili do të bashkohet si huazim për një sezon.
Futbollisti belg është pjesë e klubit nga Stamford Bridge që nga vera e vitit 2016.
Klubi londinez mburret me golin e tij të shënuar kundër West Bromëich Albion, që ia siguroi titullin.
Ai ka qenë në huazim te Borussia Dortmund, ku ka shënuar nëntë gola.
Sulmuesi ishte pjesë e Belgjikës për Kupën e Botës këtë verë në Rusi dhe shënoi dy herë.
24 vjeçari te Chelsea kishte ardhur nga Marseille.
Ai pritet të shkëlqej te Valencia, e cila ka për sulmues edhe Rodrigon dhe Simone Zazan./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































