Juventusi ka konfirmuar se ka transferuar në mënyrë permanente Weston McKennie nga Schalke.

Klubi italian e kishte amerikanin në formë huazimi nga skuadra gjermane, por është bindur nga cilësitë e tij.


Kështu, duke mos humbur shumë kohë, Zonja e Vjetër e mbylli transferimin e tij, pasi lojtari ka treguar shfaqje të mira nën urdhrat e trajnerit Andrea Pirlo.

weston mckennie schalke 2019 20 1oiqs7jywkbg61wgve4f0cscru

Kampioni në fuqi i Serie A do t’i paguajë Schalkes 18.5 milionë euro brenda tre vitesh.

Shuma mund të rritet po ashtu për 6.5 milionë euro, varësisht nga ajo çfarë arrin të fitojë lojtari.

Ai ka nënshkruar kontratë me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2025. /Telegrafi/

telegrafi sport app