RCD Mallorca ka prezantuar sulmuesin shqiptar Vedat Muriqin, i cili kalon si huazim nga Lazio.

Muriqi kishte arritur dje në Mallorca, ku sot gjatë ditës kreu testet mjekësore.


Lojtari ka kaluar te Mallorca deri në fund të sezonit.

a 31093435 dsc0445

Muriqi vjen nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje.

Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahcen.

a 31093439 dsc0425

Sulmuesi ka luajtur 37 ndeshje për Kosovën, në të cilat ka shënuar 18 gola.

Mallorca e ka bërë zyrtare transferimin e tij me një video shumë interesante në rrjetet sociale. /Telegrafi/

telegrafi sport app