LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi shkarkon Xhengis Rexhepin, rikthen Tahir Batatinën

Zyrtare: Llapi shkarkon Xhengis Rexhepin, rikthen Tahir Batatinën
Xhengis Rexhepi (Foto Facebook KF Llapi)

Klubi futbollistik i Llapit ka shkarkuar trajnerin që muaj më parë e solli në këtë postë.

Xhengis Rexhepit duket se i ka kushtuar me punë barazimi gjatë fundjavës me Ballkanin pasi tashmë më nuk është pjesë e skuadrës llapjane.

Klubi podujevas ka rikthyer në krye të stafit teknik trajnerin që vitin e kaluar udhëhoqi klubin, Tahir Batatinën.


“Klubi futbollistik “Llapi” njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi. Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirot e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit.

Tahir Batatina

“KF Llapi e falënderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë”, shkruan më tutje.

“Njëherësh klubi njofton se nga dita e sotme, kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën”, përfundon njoftimi i bardhekaltërve përmes rrjeteve sociale.

Ndryshe, Llapi zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të IPKO Superligës së Kosovës në futboll me 47 pikë, përkatësisht ngec tetë pikë pas liderit, Feronikelit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori