Mesfushori sulmues i Luftëtarit dhe Kombëtares Shqiptare, Kristal Abazaj, ka arritur marrëveshje tre vjeçare me klubin e Anderlechtit.

Lojtari që llogaritet si njëri nga shpresat më të mëdha në Shqipëri fal paraqitjeve të tij për ndeshjen e fundit kishte marr thirrje edhe nga Kombëtarja A.


Ai me Luftëtarin ka shënuar nëntë gola në 28 ndeshje.

30711980 10156189176763911 1474924930888892416 o Abazj duke nënshkruar me Anderlechtin

Këtë dimër ai u transferua te klubi lider në Superiore, Skënderbeu , i cili e huazoi te Luftëtari edhe gjashtë muaj.

Me blerjen e tij është i kënaqur edhe drejtori sportiv, Luc Devroe.

30706311 10156189177213911 5455888284569829376 o Drejtori sportiv i Anderlechtit, Luc Devroe dhe ai i Skënderbeut, Haris Fakic me Kristal Abazajn

"Kristali konsiderohet si një nga talentet më të mëdha shqiptar".

"Ne jemi shumë të lumtur që ky lojtar premtues ka zgjedhur klubin tonë dhe jam i sigurt se do ta tregojë potencialin e tij”.

30727903 10156189177118911 2055046258048892928 o Lojtari me menaxherin e tij Shkumbin Qorrmemeti

"Anderlecht është një emër i madh në futbollin evropian, gjithashtu njihet edhe në Shqipëri.  Jam shumë i lumtur që mund ta vazhdoj progresin tim në një klub të tillë dhe unë pres që të punoj këtu", ka thënë Abazaj.

Klubet nuk kanë treguar kostot e transferimit të lojtarit.  /Telegrafi/

telegrafi sport app