Apeli i Romës kundër dënimit të Kevin Strootman është hedhur poshtë, kështu që ai do të humbasë dy super-ndeshjet, ndaj Milanit dhe Juventusit.

Mesfushori holandez u dënua në mënyrë retrospektive, pas simulimit në Derby della Capitale me Lazion, por Giallorossët bënë thirrje kundër dënimit të tij.


Ankesa e Strootman u dëgjua sot në Gjyqin sportiv kombëtare, dhe Federata Italiane e futbollit [FIGC] e ka hedhur poshtë apelin e tij, transmeton Telegrafi.

“C.S.A ka hedhur poshtë apelin me kërkesën për urgjencë të paraqitur nga Roma kundër dënimit me dy ndeshje për futbollistin Kevin Johannes Strootman”, konfirmohet dënimi i holandezit me këtë deklaratë.

Kjo do të thotë se Strootman do të humbasë udhëtimin e së dielës në Milano, si dhe ndeshjen e javës së 36 me Juventusin në Stadio Olimpico. /Telegrafi/

telegrafi sport app