Zyrtare: Kemal Ademi kalon te Paderborn

Sulmuesi shqiptar Kemal Ademi, ka lënë Khimkin, duke kaluar në Bundesliga 2 te Paderborn.
Ka qenë klubi gjerman që ka njoftuar ardhjen e sulmuesi, duke e konsideruar si goditje në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
“I lindur në Villingen-Schëenningen, Kemal Ademi vjen në Paderborn nga klubi rus FK Khimki. Sulmuesi 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit”.
“Pas qëndrimeve në 1899 në Hoffenheim, St. Gallen dhe Xamax Neuchatel, Ademi bëri përparimin e tij në FC Basel në sezonin 2019/2020”.
“Ai kaloi në ligën ruse nëpërmjet Fenerbahçes së Stambollit në verën e vitit 2021”, thuhet në njoftimin e klubit.
Drejtori sportiv i Paderborn, Fabian Wohlgemuth, e ka lavdëruar sulmuesin, sidomos për gjatësinë e tij.
"Me përvojën e tij ndërkombëtare dhe lartësinë e tij prej 1.95 metrash, Kemal do të pasurojë skuadrën tonë," ka thënë drejtori sportiv Wohlgemuth.
https://twitter.com/SCPaderborn07/status/1488214244831252484
Ademi do ta gjejë në Paderborn, futbollistin tjetër shqiptar, Florent Muslija që ka kaluar po ashtu në këtë afat kalimtar në këtë klub. /Telegrafi/




















































