Ndeshja e planifikuar të zhvillohet me 4 tetor mes Juventusit dhe Napoli, në kuadër të javës së tretë të Serie A tashmë një datë zyrtare. 

Kjo ndeshje që u shty në atë kohë do të zhvillohet më 17 mars nga ora 18:45.


Njoftimi u bë zyrtarisht nga Lega Serie A: “Njoftohet se ndeshja e Serie A, Juventus – Napoli, e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së parë, e pazhvilluar më 4 tetor 2020, do të luhet të mërkurën, më 17 mars 2021, duke filluar nga ora 18.45″.

Përcaktimi i datës 17 mars për këtë ndeshje konfirmon zërat që kishin dal disa ditë më parë.

Për ekipin e Gennaro Gattusos, ndeshja delikate në Torino është pjesë e një serie sfidash të vështirë si mysafir, pas luan ndaj Milanit në “San Siro”, më 14 mars, pastaj kundër Romës në “Olimpico”, më 21 të këtij muaji.

Juventus 2

Për Juven kjo ndeshje do të luhet mes ndeshjeve kundër Cagliarit, në Sardenjë, dhe sfidës në “Allianz Stadium”, kundër Beneventos. /Telegrafi/

telegrafi sport app