Braziliani ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me skuadrën nga Estadio da Luz dhe pret të bëhet zgjidhja e parë në portë pas largimit të Jan Oblak drejt Atletico Madridit më herët gjatë kësaj vere.

Cesar iu bashkua QPR në verën e vitit 2012, por kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar te skuadra e kanadeze, Toronto FC, e cila luan në MLS, ndërsa më pas luajti edhe për Brazilin në Botëror.


Cesar ka bërë 27 starte në të gjitha garat për skuadrën angleze, ndërsa Benfica bëhet vetëm skuadra e katërt e përhershme ku ai ka luajtur, pas karrierës te Flamengo dhe Interi para transferimit të tij në Angli. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app