Zyrtare: Hamburg transferon talentin e Barcelonës (Foto)

Skuadra gjermane ka siguruar shërbimet e talentit të Barcelonës, Alen Halilovic.
Alen Halilovic është futbollisti më i ri i skuadrës gjermane, Hamburg.
Mesfushori kreativ kroat ka arritur sot në mëngjes në skuadrën gjermane, ku ka arritur t’i përfundoj me sukses testet mjekësore.

Pas kësaj, klubi gjerman e ka zyrtarizuar talentin e gjigantit spanjoll.
Megjithatë, detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura, por flitet për një huazim të thjeshtë një vjeçar. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































