Zyrtare: Haaland nënshkruan me Dortmundin

Borussia Dortmundi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Erling Braut Haaland nga RB Salzburg.
Sulmuesi i ri norvegjez ishte sensacion i këtij sezoni me klubin austriak ku shënoi 28 gola dhe 7 asistime nga 22 ndeshje në të gjitha garat.
Haaland bëri për vete shumë klube të mëdha evropiane sidomos pas shënimit të tetë golave nga gjashtë takime në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, klubi gjerman Dortmund ka djegur konkurrencën dhe sot (e diel) ka konfirmuar transferimin e sulmuesit.
Verdhezinjtë kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për katër vite e gjysmë me Haaland, ndërsa detajet tjera nuk janë publikuar.
“Borussia Dortmund ka përfunduar nënshkrimin e Erling Braut Haaland nga Red Bull Salzburg në një kontratë deri në vitin 2024!”, shkruan në njoftimin e Dortmundit.
Për lojtarin të interesuar ishin edhe Juventusi, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Arsenali. /Telegrafi/

















































