Gjilani ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Shqipëria, Gentian Mezanin, i cili do të bashkohet me klubin në ditën e ardhshme.

Gjilani kishte mbetur pa trajner prej kur ishte larguar Sadat Pajaziti.


Rezultatet e fundit kishin bërë që Gjilani të mendoj për një trajner për të mos rrezikuar rënien.

gjilani 1

Klubi nuk ka treguar për sa ka nënshkruar me trajnerin vlonjat.

“Kryetrajneri Mezani punën në shtabin teknik të skuadrës e fillon nga dita e nesërme, ku do të startoj me stërvitjet dhe do t’i bashkëngjitet skuadrës, në përgatitjet për vazhdimin e kampionatit”.

“Ushtruesi i detyrës së kryetrajnerit, Alban Hyseni, do ti rikthehet pozicionit të tij të mëparshëm si ndihmës i Mezanit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjilani është në vendin e pestë me 32 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app