Zyrtare: Finalja e edicionit të parë të Ligës së Konferencës të organizuar nga UEFA do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”
Stadiumi i ri “Air Albania” do të presë një finale të madhe në vitin 2022.
Finalja e edicionit të parë të garës më të ri për klube, Ligës së Konferencës, do të zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë, pikërisht në “Air Albania”.
Lajmi që qarkulloi në media është zyrtarizuar nga vetë FSHF në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale.
Komunikata e FSHF-së: “FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe europiane! “Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë! Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022! Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave. Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën. Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.































