Zyrtare: Fidan Aliti bëhet me skuadër të re, huazohet te Zurichu
Fidan Aliti më në fund është larguar nga Suedi për tu rikthyer në futbollin zviceran.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës është transferuar tek skuadra e njohur zvicerane Zurich.
Në fakt është një huazim i Altiti nga Kalmar te Zurichu për një edicion, por që klubi zviceran ka opsionin e blerjes së lojtarit në verën e vitit 2021.
Aliti është pjesë e Kalmarit që nga shkurti i vitit 2019, teksa ishte njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Suedi.
Ka qenë vet klubi zviceran që ka njoftuar marrëveshjen e arritur, teksa Aliti është prezantuar në ambientet e Zurichut.
Qendërmbrojtësi kosovar ka zgjedhur edhe fanellën me numër gjashtë të cilën do ta mbajë në edicionin 2020/2021.
Ai te Zurichu bashkohet me lojtarët tjerë shqiptarë si Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Mirlind Kryeziu, Toni Domgjoni e Izair Aliu.
“Fidani është një mbrojtës shumë i fortë i cili kryesisht përdoret për anën e majtë. Ai do ta përforcojë dukshëm repartin e mbrojtës”, ka thënë drejtori sportiv i Zurichut, Marinko Jurendic. /Telegrafi/






























