Zyrtare: David Datro Fofana kalon te Chelsea

Chelsea ka njoftuar se sulmuesi i ri David Datro Fofana do t'i bashkohet klubit sapo të hapet zyrtarisht afati kalimtar i janarit.
Blutë fituan garën me disa skuadra të tjera të Ligës Premier për nënshkrimin e talentit që luan te Molde.
“Chelsea FC ka arritur një paramarrëveshje me Molde FK për transferimin e David Datro Fofana”.
“Sulmuesi 20-vjeçar do t'i bashkohet Bluve më 1 janar 2023. Mezi e presim Davidin në klub!”, thuhet në njoftim.
Fofana shënoi 15 herë për Molde në vitin 2022. Brighton, Brentford dhe Leicester ishin në garë për sulmuesin./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































