Chelsea i ka ofruar kapitenit John Terry një kontratë të re njëvjeçar.
Mbrojtësi 35-vjeçar do të jetë i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, por pas kësaj oferte pritet që të qëndrojë së paku edhe vitin e ardhshëm te skuadra londineze.

“Meqë ka ardhur kaq vonë, është një vendim i madh për John dhe familjen e tij andaj është diçka që ata janë duke e konsideruar”, shkruan në komunikatën e klubit.


Kujtojmë se sezonin e ardhshëm, The Blues do të drejtohen nga trajneri italian, Antonio Conte. /Telegrafi/

telegrafi sport app