Zyrtare: Chelsea e huazon Mosesin te Fenerbahce

Victor Moses ka nënshkruar për Fenerbahce si huazim për një vit e gjysmë nga Chelsea.
Lajmin e kanë konfirmuar të dy klubet.
28-vjeçari ka lëvizur në Turqi deri në fund të sezonit 2019-20, pasi nuk gjente minuta nën drejtimin e Maurizio Sarrit.
Moses ishte ndër të besuarit e Antonio Contes, por Sarri, nuk i ka dhënë minuta.
“Jemi të lumtur me arritjen e marrëveshjes me Chelsean. Nigeriani do të qëndrojë te ne për një vjet e gjysmë. Klubi i uron mirëseardhje dhe suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.
Edhe lojtari është shprehur i lumtur që do të luajë në klubin njohur turk.
Ai i ka falënderuar tifozët për pritjen. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































