LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bylbyl Sokoli merr drejtimin e Flamurtarit

Zyrtare: Bylbyl Sokoli merr drejtimin e Flamurtarit

Bylbyl Sokoli është rikthyer për të drejtuar skuadër në elitën e futbollit kosovar.

Trajneri i mirënjohur ka marrë drejtimin e klubit kryeqytetas, Flamurtarit të Prishtinës.

Sokoli është prezantuar në zyrat e klubit në prani të drejtorit të përgjithshëm Agim Hasanit dhe drejtorit sportiv Arbnor Morina.


“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky”.

“Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, thotë Sokoli.

Ai flet edhe kur ishte në Ferizaj por edhe në Vllazni të Pozhoranit, duke iu përgjigjur pyetjes kur kishte marr drejtimin e skuadrave të rrezikuara.

“Në Ferizaj kam qenë vitin e kaluar, lufta ka qenë për ekzistencë dhe me angazhimin e të gjithëve e kemi arritur qëllimin. Kurse në Pozhoran kam qenë kam udhëheqës, gjashtë xhirot e mbetura e kam udhëheq dhe për shkak të infrastrukturës, marrëveshja është ndërpre”, ka deklaruar Sokoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori