Site icon Telegrafi

Zyrtare: Arijanet Muric kalon si huazim te Girona

Arijanet Muric është portieri i Gironas, ku shkon si huazim nga Manchester City.

Muric tani 21 vjeç do ta vazhdojë karrierën në Spanjë te kategoria e dytë, pikërisht në klubin e Gironas.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, që është nën kontratë me Manchester City, sezonin e kaluar gjithashtu ka qenë i huazuar tek klubi Notthingham Forest.

 

Muric që nga sezoni 2015/2016 është pjesë e Manchester Cityt, ku ka luajtur fillimisht për grupmoshat U18 dhe më vonë U23.

Ai ka debutuar edhe në skuadrën e parë të klubit të njohur.

Muric ka bërë karrierë edhe tek NAC Breda në Holandë, ndërsa është formuar në klubet zvicerane si Grasshopper Club Zürich, FC Zürich dhe SC YF Juventus. /Telegrafi/  

Exit mobile version