LAJMI I FUNDIT:

Zyrapi thotë se në librat për UÇK-në ka ekzagjerime dhe nuk e tregojnë realitetin

Zyrapi thotë se në librat për UÇK-në ka ekzagjerime dhe nuk e tregojnë realitetin

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi tha se librat që i kishte lexuar dhe parë për luftën e UÇK-së ishin të ekzagjeruar dhe se nuk e tregonin realitetin.

“Për ato se çka po lexoj dhe çka kam mujtë me pa leximi ose shkrimi i librit me realitetin nuk përputhen. Po e them, pa marrë parasysh se kush e ka shkru këtë, e ka shkru Jakup Krasniqi apo e ka shkru Rexhep Selimi apo Bislim Zyrapi, por nuk është në përputhje me realitetin. Unë foli realitetin në atë se çka e kam gjet në atë kohë prej majit ‘ 98 e deri në fund. Jo veç këto libra por edhe në disa libra kur kam lexu dhe disa libra që kam mujt me i pa, njëjtë kanë bërë ekzagjerime të shkresave që kanë bërë në libra. Tash për përfitime të tyre ditore, politike a po çka është çështje e tyre, por realiteti nuk është tregu”, tha Zyrapi.

Përgjigja e Zyrapit erdhi pas kundër pyetjeve të mbrojtjes së Veselit përmes avokatit Ben Emmerson.


“Gjykatësi Mettraux iu tha se mund të sugjeroni se Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta kenë gabim në atë se çfarë iu kujtohet atyre sipas jush, por a mund të pranojmë që ka tjetër shpjegim, një shpjegim me faktin që unë e thash këtë me përpara që  pavarësisht nga fakti se kush e ka shkruar një libër apo tjetër, në përgjithësi lufta e UÇK-së është ekzagjeruar dhe roli i tyre se çfarë kanë bërë ata në luftë për gjithë arsyet e mundshme duke përfshirë edhe qëllimet politike apo arsyet e tjera është i zmadhuar, është i zgjeruar në përgjithësi dëshmitar?”, pyeti Emmerson e që pasoi me përgjigjen e mësipërme të dëshmitarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Emmerson u fokusua për takimet e Veselit dhe Zyrapit me Qeverinë Bukosh si dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Zyrapi e rikonfirmoi se marrëveshja ishte arritur më 31 tetor, ndërsa ajo ishte nënshkruar më 2 nëntor 1998.

Vlen të theksohet se në një pjesë të pyetjeve të Emmerson seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar për të vazhduar më pas në sesion privat deri sa u hap serish për të vazhduar serish me pyetje.

Pas kësaj, mbrojtja e Selimit tha se nuk ka pyetje e që vazhdoi mbrojtja e Krasniqit përmes avokates Alagandra.

Alagendra u fokusua tek disa vendime lidhur me ushtarët që përdoronin maska, emërimet në UÇK e tema të tjera.

Pas kësaj, Charles Smith III i tha avokates se nuk është duke bërë pyetje por po i thotë dëshmitarit se a pajtohet me ato që tashmë i ka thënë më herët. Për këtë, Alagendra tha se po e krijon kontestin për të bërë pyetje për çka edhe vazhdoi.

Dëshmitari pohoi se UÇK-ja nuk ka funksionuar sipas rregulloreve tradicionale ushtarake.

“Është e vërtetë që nuk ka funsionu, ka qenë në zhvillim të saj”, tha Zyrapi duke shtuar se nuk ka pas resurse të plota për një funksionim të duhur.

Dëshmitari pritet që edhe nesër ta vazhdojë dhe përfundojë dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Zyrapi tha se nuk kishte autoritet që të marrë masa ndaj Rrustem Mustafës- Remit, i cili sipas mbrojtjes nuk i kishte zbatuar këshillat e Shtabit të Përgjithshëm për t’i larguar forcat e tij nga një zonë në Podujevë.

Deklarimin rreth Remit, dëshmitari e bëri pasi sipas kërkesës së miratuar të martën në Gjykatën Speciale, mbrojtja e të akuzuarve po vazhdon sërish me kundërpyetje ndaj dëshmitarit, ndonëse pyetjet shtesë i ka përfunduar trupi gjykues.

“Nuk e kam pas autoritetin e tillë, faktikisht ai ka pas autoritet më të madh në zonën e tij, për çdo lëvizje të një komandanti që ka pas autoritet në atë zonë, ka qenë shumë problem për atë zonë dhe shtabin”, tha Zyrapi, pas pyetjes së avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq se pse nuk ishte në pozicion që të merrte masa kundër Remit.

Mishetiq tha se i duhen edhe dhjetë minuta për kundërpyetjet e tij pas pushimit të drekës.

Kurse, prokurorja Clare Lawson gjatë kundërpyetjeve u fokusua tek këmbëngulja e Rrustem Mustafës- Remit për të mos i tërhequr forcat e tij nga zona e Podujevës edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar nga Shtabi i Përgjithshëm.

Më pas, dëshmitarit iu prezantua një kërkesë që Policia Serbe që të tërhiqeshin nga postblloqet.

“Sa e di ka qenë pas marrëveshjes së armëpushimit të njëanshëm që ata t’i heqin postblloqet dhe ne të largohemi prej rrugëve dhe të lëmë qarkullimin e lirë të rrugëve. Sa më kujtohet kjo ka qenë. Tash a është kjo për aty nuk po e mbaj mend”, tha Zyrapi.

lidhur me komunikatën “53”, e cila pretendohet se është lëshuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në shtator të 1998-ës, tha se nuk e di se cilat masa janë marrë ndaj kolaboracionistëve.

Fillimisht, gjyqtari Guénaël Mettraux ia prezantoi dëshmitarit këtë komunikatë, me ç’rast i kërkoi atij që të fokusohet në paragrafin e dytë, ku sipas tij thuhej se masat ndëshkuese të formave të ndryshme po ndërmerren edhe kundër elementeve kolaboracioniste, të cilët po vazhdojnë t’i kryejnë shërbime pushtetit okupator.

“Jo se komunikatën s’e di se cila ka qenë në atë periudhë dhe këto masa çka janë marrë nuk e di”, tha Zyrapi, kur u pyet nëse e di se çfarë masa ishin marrë ndaj këtyre personave të cilët i personifikon komunikata.

Pas kësaj, dëshmitari u pyet nëse pajtohet se kjo nuk kishte të bënte me sektorin juridik.

“Po atëherë hala nuk ka pas sektor juridik”, tha dëshmitari Zyrapi, por që përgjigja e tij nuk u dëgjua kur u pyet se a kishte ndonjë ide se për çfarë masa ndëshkuese po bëhej fjalë aty dhe se çfarë ndëshkimi kanë marrë kolaboracionistët nga UÇK-ja.

Më tutje, Mettraux ia prezantoi dëshmitarit një dokument tjetër dhe e pyeti se a ishte në dijeni që ‘kolaboracionistët e armikut janë trajtuar nga Policia Ushtarake dhe Njësia Speciale”, gjë të cilën e pohoi.

Madje, Zyrapit iu prezantua një dokument për të cilin tha se ishte përmbledhje e raporteve të bëra nga komandantët e zonave lidhur me këto njësi, ku theksohej se janë duke e menaxhuar mirë çështjen me kolaboracionistët.

Gjyqtari u kthye te deklarata e dëshmitarit, kur kishte thënë se një dokument i cili nuk ka numër protokolli, vulë dhe nuk është i nënshkruar, nuk mund të ishte në fuqi. Prapa kësaj deklarate qëndroi edhe sot në sallën e gjyqit dëshmitari Zyrapi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori