LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Komitetit të Helsinkit të dielën e hapur për denoncim të shkeljes të së drejtës zgjedhore

Zyra e Komitetit të Helsinkit të dielën e hapur për denoncim të shkeljes të së drejtës zgjedhore

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut e Republikës së Maqedonisë të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të jetë e hapur gjatë tërë ditës me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore.

Qytetarët mund t’i parashtrojnë paraqitjet duke i cekur të dhënat e veta personale apo në mënyrë anonime. Të gjitha paraqitjet në Komitet do të hetohen plotësisht me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre.

“Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur, ta paraqesin rastin në zyren e cila ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup. Nëse qytetarët nuk janë në mundësi të vijnë në hapësirat tona, rastet e shkeljes së të drejtës zgjedhore mund ta paraqesin edhe përmes numrit të telefonit 02-3119-073″, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.


Nga atje theksojnë edhe se krahas paraqitjes personale dhe telefonike, është mundësuar edhe paraqitja përmes e-postës në helkom@mhc.org.mk. Paraqitjet përmes e-postës duhet të përmbajnë arsyertim të shkurtë për shkeljen e ndodhur, lokacionin – njësinë zgjedhore dhe numrin e vendvotimit dhe kohën e ndodhjes së shkeljes së të drejtës zgjedhore.

Fshehtësia dhe moscënimi i të dhënave personale janë të garantuara nga ana e Komitetit të Helsinkit dhe ato nuk do të publikohen pa leje paraprake nga ana e qytetarëve që e kanë paraqitur shkeljen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori