Spanja dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë, por Zvicra po e bllokon atë sepse duhet të lëshojë një leje për rieksportin e armëve të caktuara.

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, po pret dritën jeshile nga shteti zviceran për të eksportuar disa pajisje ushtarake në Ukrainë.


Zvicra ndalon dërgimin e disa materialeve ushtarake nga Spanja në Ukrainë, tha ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles. Me veton e saj, Zvicra aktualisht parandalon çdo transport të materialit ushtarak nga Spanja në Ukrainë.

Screenshot 1 36

Sipas Robles, Spanja po përpiqet t'i sigurojë mbështetje ushtarake Ukrainës, raporton swissinfo.

“Por për të dërguar materiale të caktuara na duhet një lloj leje nga Zvicra, të cilën nuk na e japin për momentin”, tha ajo.

Robles tha se e kupton, e respekton dhe e pranon neutralitetin e Zvicrës. Ministria ripohoi nevojën për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në funksion të "pasigurisë" globale.

“Raketa mund të arrijë në Madrid nga Moska”, tha Robles.

Ndryshe, Spanja është një ndër shtetet e fuqishme evropiane që më së paku e ka ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë. /Telegrafi/