Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej kur Kosova po funksionon me një qeveri në dorëheqje, ndërsa po bëhen tre muaj që nga zgjedhjet e parakohshme dhe ende nuk ka një marrëveshje për qeverinë e re.
Partitë që dolën të parat Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ndonëse po takohen e po bisedojnë, nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pushtetit.
Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse. Por vëzhguesit thonë se vendi ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen.
Skender Krasniqi nga Oda e Afaristëve të Kosovës i tha Zërit të Amerikës se vonesat në formimin e institucioneve prekin çështje të ndryshme siç është edhe miratimi i buxhetit për vitin 2020.
“Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë, edhe vitin e kaluar megjithëse në shtator ishte konsoliduar qeveria e Kosovës, buxheti në muajin shkurt ishte miratuar për këtë vit dhe ka pasur telashet e njëjta pra nuk është ndonjë risi. Është diçka jo e mirë që nuk po krijohen institucionet dhe po shpresojmë që pasojat të jenë më të vogla sepse ato po ndikojnë në pakënaqësinë e qytetarëve dhe bizneseve”, thotë ai.
Në bazë të ligjeve në fuqi qeveria e Kosovës do të duhej të miratonte buxhetin dhe ta dërgonte në parlament deri më 31 tetor, ose deri në afatin e fundit të lejuar që është 31 dhjetori.
Në rast se kjo nuk ndodhë deri me 31 dhjetor, parlamenti mund të autorizoj shpenzimin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar.
Por kjo shumë mund të shpenzohet vetëm deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm thotë eksperti i ekonomisë, Naim Gashi.
“Është e pamundshme të vendoset për buxhetin pa kaluar në Ministrinë e Financave, qeverinë e Kosovës, komisiomet parlamentare dhe seancën plenare. Pra në situatën kur ne kemi Kuvend të pa konsoliduar dhe mungesën e qeverisë atëherë ne përballemi me rrezikun e një krize buxhetore me 1 mars të vitit të ardhshëm ku për pasojë rrezikohet mos paguhen pagat apo të mos funksionojnë institucionet publike shtetërore”, thotë Gashi.
Sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve 2020-2030, buxheti i Kosovës për vitin 2020, pritet të jetë rreth 2.4 miliardë euro apo një milion euro më shumë sesa buxheti i këtij viti.
Por njohësit e fushës së ekonomisë thonë se është koha që të ndryshojë mënyra e ndarjes së tij.
“Mbi 80 për qind e buxhetit të Kosovës deri më tani është shpenzuar në asfalt, mallra dhe shërbime, paga dhe mëditje dhe në pagesën e skemave sociale. Unë mendoj se qeveria e re duhet t’i jep rëndësi arsimit dhe shëndetësisë sepse janë dy sektorët jetikë sa i përket perspektivës zhvillimore të Kosovës mirëpo edhe kthimit të shpresës për të rinjtë tanë që po i kin çdo ditë”, thotë Gashi.
“Kosova nuk ka strategji reale të zhvillimit të vendit se nga të orientohemi dhe çka të kemi prioritet . Në shpresojmë që me qeverinë e ardhshme do të rregullohen shumë probleme dhe bizneset do të trajtohen më mirë se që janë trajtuar deri tash. Prioritet nuk duhet të jenë më autostradat, por duhet të jetë qytetari, biznesi, rritja e punësimit e mirëqenies sepse jemi vend që i ka rreth 70 për qind të popullsisë në moshë pune të papunë”, thotë Krasniqi.
Kosova ishte në situatë të ngjashme edhe në prag të vitit 2019 duke hyrë në të pa buxhetin të cilin parlamenti e miratoi në muajin shkurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Berisha: PD nuk do bashkojë votat me Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë

MSH: Regjistrimi i numrit të telefonit të pacientëve në sistemin “Termini Im” është me karakter informues

I penduari i drejtësisë përplaset me ish-shokët në gjyq: Më ofruat 700 mijë euro të ndryshoja dëshminë

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe