LAJMI I FUNDIT:

Zv. kryeministri Arbër Ademi priti në takim ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar

Zv. kryeministri Arbër Ademi priti në takim ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kabineti i zv. kryeministrit Ademi, gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan gjendjes politike në vend ku u potencua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike parlamentare. Gjithashtu u theksua edhe rëndësia e përmbushjes së detyrimeve të cilat dalin nga Reformat Urgjente Prioritare. Në këtë drejtim, zv. kryeministri Ademi potencoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë, dhe se do të vazhdojnë të gjitha aktivitetet për realizim më efikas të angazhimeve të ndërmarra.

Bashkëbiseduesit u dakorduan edhe për rendësinë e vazhdimit të takimeve koordinative me qëllim të sigurohet planifikim më efikas i shfrytëzimit të fondeve të BE-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori