Qytetarë të shumtë janë ankuar se nuk po mund të dërgojnë komente te Zyra e Rregullatorit për Energji rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.

E, rreth kësaj ka reaguar Zyra e Rregullatorit për Energji ku mohon se ka pasur bllokim të komenteve.


"Në lidhje me disa reagime nga qytetarët se kanë raportuar rreth vështirësive në lënien e komenteve dhe bllokime të sistemit të pranimit të komenteve gjatë periudhës së fundit, Zyra e Rregullatorit për Energji dëshiron të bëjë të ditur se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokimi të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente", thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu, ZRRE siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje.

"Pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ka pasur asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve. Ne sigurojmë që të gjithë qytetarët dhe palët tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësi të marrin përgjigje rreth tyre. ZRRE-ja është e angazhuar për një komunikim të hapur dhe transparent me qytetarët dhe do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për dërgimin e komenteve dhe ankesave", vijon reagimi i tyre.

Ndryshe, kundërshtimin e energjisë elektrike e kanë bërë edhe Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, bizneset, shoqëria civile etj./Telegrafi/