Sindi Kola
Një kod sekret mes femrash: A je mirë? Vetëm me një shikim sy më sy: “Jam këtu nëse ke nevojë për mua!”… Vetëm me një spostim të trupit, me një kapërdimë të pështymës, me një shikim mbi burrin që po të kërkon të buzëqeshësh. Nuk je vetëm në korridoret e tualetit. Jam dhe unë aty… Gjejeni sa është hapësira mes dy femrave në një tren më së shumti bosh. Gjejeni si luhet loja e heshtur mes dy femrash të huaja që ecin shpejt dhe qetësisht drejt makinave të tyre në parkime të errëta. Gjejeni si sigurohen që secila arrin mirë, arrin e sigurt… “Më shkruaj kur të arrish në shtëpi!”. Babai më thotë që ne femrat nuk kemi asgjë për t’u shqetësuar… Mbrëmjen që shkoi më dërgoi një nga ato email-et zinxhirë, me temë: “Këshilla sigurie për femrat e jetës tënde! Kujdesu për to!”.
…Unë, dhe i huaji në tren. Ajo po fle. I huaji më pyet se kush po më pret në shtëpi. I ndjej lotët të kërcënojnë cepat e syve të mi. Jam 13 vjeç dhe ai lëshon hije të rëndë mbi mua. Ai zgjat një dorë drejt meje. Pa kuptuar, ajo, në ndenjësen e fundit, thërret kërcënueshëm pa hapur sytë: “Largohu menjëherë nga ime bijë, zotëri”. Çfarëdolloj gjëje ai mërmëriti tashmë është histori, pasi në ato momente isha jashtëzakonisht mirënjohëse për ekzistencën e njerëzve të tjerë në atë tren të mallkuar.
Jam 19 vjeç, duke vrarë kohën në celular kur vë re një 13-vjeçare që me siklet i buzëqesh një burri që lëshon vrer nga goja. E kap nga krahu. “Ja ku qenke, Sindy!” Kthej sytë nga burri dhe e vështroj ngultazi. “Keni ndonjë gjë me time motër?” E kap nga krahu dhe largohemi. Ajo fillon e qan.
Kështu funksionojnë gjërat. Një rrjetë sekrete, e heshtur. Një premtim drejt njëra-tjetrës se përtej ndryshimeve tona, në momentet më kritike, ne bëhemi një, bëhemi familje, menjëherë. Premtimi i pathënë: Jam këtu, po shoh, po dëshmoj.
Po ju burra, çfarë bëni ju? A i shtrëngoni çelësat ndër grushte kur ecni për në shtëpi? A visheni në mënyrë specifike nga frika mos iu sulmojnë në rrugë, mos ju hedhin fjalë? A vështroni ngultazi çdo kënd të errët të çdo vendi që vizitoni për diçka të rrezikshme? A i shikoni të gjitha emisionet e lajmeve, për t’u informuar për ligjet e reja që kanë nxjerrë mbi trupin tuaj? A shqetësoheni për një ndër katër motrat tuaja që do të përdhunohet, apo është thjesht statistikë, një gur i vogël në veshka? A siguroheni që bijat tuaja të mos dalin jashtë me atë fustanin që ia përqafon trupin aq mirë për të njëjtat arsye të cilat i mohoni se ekzistojnë?
Më thoni dhe këtë, burra, çfarë i ndodh zemrës suaj kur nuk iu lejohet ta përqafoni njëri-tjetrin? Çfarë ndodh kur doni të dashuroni por zëri i baballarëve tuaj ju shpon në kokë si rrufe? Çfarë ndodh kur pasionet tuaja janë tradicionalisht “femërore”? Kush ju thotë që të jeni të qetë? Që prapë jeni burra? A i shtyni lotët poshtë sepse është më e lehtë apo më e vështirë? Kur ajo qan, jeni xhelozë për të?
Burra, në jetët publike: trupa të drejtë, të krekosur, me vetëbesim, gjithmonë me një shaka gati.
Si është në brendinë tuaj? Si janë burrat kur askush nuk po sheh? A keni frikë të udhëtoni vetëm? A e keni frikë monotoninë e jetës? A e keni frikë një dhomë plot me gra? A keni frikë nga ndonjë gjë? A keni frikë nga gratë e zonja për veten? A keni frikë nga gratë e pavarura? Me siguri që një grua e tillë ju tmerron. Një grua e krekosur, me vetëbesim dhe gjithmonë me një shaka gati. Një grua që sfidon supremacinë është e frikshme, është e çmendur, është jashtë rrymës, është… “burrërore”.
E frikshme apo jo? E frikshme si epiteti për një grua të suksesshme të jetë se ngjason me tiparet e një burri. Njerëzit si unë do shkurajoheshin paksa. Do të kuptonin se kanë një barishte të rrënjosur shumë thellë për ta shkulur. Por nuk do të dorëzoheshim jo. Të dorëzoheshim, kurrë. E dini pse?
Sepse zotat nuk kanë vdekur. Kur burrat më flasin sikur nuk mund të lexoj, ndiej Athinanë të zgjohet diku brenda strukturës time kockore. Goja e saj pështyn fjalë që kisha harruar që i kisha memorizuar, fakte nga xhepat e thellë të librarive. Ajo shpërfaqet në një mënyrë që i bën ata të belbëzojnë nga shpejtësia e gjuhës sime. Ja si ndihesh të qëndrosh përmbi qytete.
E njoh Demetrën prej mënyrës si ndihem në tokë, në dhe. E kap dritën e diellit me pëllëmbë dhe iu lutem njerëzve të neveriten nga vajza e papërndjekur nga e bukura. Flokët e mi rrëmujë e gjithë nyje dhe trupi im i shëndoshë.
Kam puthur Afërditën. Nuk e kam takuar vetëm në epsh, por edhe te vajza që dëgjon sikur ta kishin ankoruar te shpirti im. Ajo vjen dhe ne shkojmë e vallëzojmë, pa turp prej seksualitetit tonë.
Njoh tërbimin e Artemisit. I përndjek ata që lëndojnë motrat e mia, ther demonë, vrapoj natën me buzë të kuqe.
Jam Persefoni, gjithmonë, hyjneshë e pranverës, e dëshirës, e kërkimit dhe ambicies. Ajo që kalëron vetë drejt Hadit, ajo që është dy mbretëresha. Kur burrat tentojnë të marrin pushtetin mbi mua, e dëgjoj të më pëshpëritë. “Rimerre!” – më thotë, gojëmbël, ambrozë i rrjedh ndër vena. “Merre mbrapsht qytetin tënd!”
Zotat nuk kanë vdekur. Ata jetojnë te gratë. Ata jetojnë tek unë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet