LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Vetëvendosje rrezikon të kthehet në një sekt politik (Video)

Zogaj: Vetëvendosje rrezikon të kthehet në një sekt politik (Video)

Petrit Zogaj nga organizata FOL, duke komentuar paraqitjen puvlike me rastin e largimit të Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje, mendon se “ishte një lloj show i panevojshëm, se daljet në VV po japin një lloj feste”.

Zogaj shtoi se në momentin kur një deputet e ka mbështetjen e votuesve dhe thotë se kanë probleme me partinë, atëherë VV s’është dashtë ta bëjë atë konferencë, tha Zogaj në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

“Edhe karakteri i z.Deda dhe të tjerëve nuk është që mundet të krijojë idenë se partia e re ka me qenë “satelite”, tha ai duke folur rreth partive “satelite” në politikën kosovare, dhe rreth arsyeve pse bëhen partitë satelite.


“Mundet me qenë një eksperiment, por nëse është eksperiment atëherë është qesharak”, tha Zogaj dhe u shpreh i bindur se dalja e Dedes nga VV nuk është eksperiment.

Gjatë bisedës, Zogaj tha se nëse Vetëvendosje e vazhdon këtë rrugë që e ka nis, ka me u kthye në një sekt politik.

“Qeveria është e paqartë dhe rrjedhimisht ka me pas qëndrime të paqarta. Ishin disa deklarata qesharake të kryeministrit kinse ka me pas vetëm grumbullim, ishte e papërgjegjshëm sepse nuk mundesh me thënë se ka vetëm grumbullim të votave kur është zhvilluar procesi zgjedhorë dhe para zgjedhor”, tha ndër tjera Zogaj duke folur për zgjedhjet e djeshme serbe në Kosovë.

Sipas tij, Vuçiq është duke e luajtur rolin e djalit të lazdruar serb, duke I mbajtur raportet e mira me Perëndimin dhe me Rusinë në të njëjtën kohë.

“Besoj që jo veç për shkak të zgjedhjeve e të dialogut, qeveria dhe opozita duhet të sprovojnë veten në tërë këtë situatë që po ndodh. Nuk ka funksionuar as Kuvendi e as institucionet tjera të shtetit veç për shkak të ngërçit politik, që u bë pasojë e marrëveshjeve të Brukselit”, tha ai rreth zgjedhjeve të reja në vend.

E për protestën e 14 majit, Zogaj tha se qëndrimi aktual i AAK-së dhe Nismës është me tregu forcën politike të tyre karshi Vetëvendosjes.

Sipas tij, koalicioni ka me u mundua me mbledh sa më shumë njerëz për ti treguar VV-së se nuk janë ata që i kanë mbledh të gjithë ata njerëz në shesh. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=b8oaUZJWH6c

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori