Në Ditën ndërkombëtarëve të zjarrfikësve, ky shërbim në vendin tonë përballet me gjendje të palakmueshme dhe mjaft të rëndë në të gjitha aspektet, si organizimi, menaxhimi, kapacitetet teknike, resurset njerëzore etj.
Kështu thuhet në reagimin e Sindikatës së zjarrfikësve, të cilët i janë drejtuar me një letër të hapur krerëve shtetëror.
Në këtë letër potencohet se zjarrfikësit në Kosovë funksionojnë në shpërputhje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar dhe pa asnjë përkujdese institucionale.
Lexoni të plotë letrën e kryetarit të Sindikatës së zjarrfikësve, Muharrem Beka drejtuar kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të Financave, Avdullah Hoti, ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe kryetarëve të komunave.
“Dita ndërkombëtare e Zjarrfikësve 4 Maji, ketë shërbim edhe këtë vit e gjen ne gjendje te pa lakmueshme dhe mjaft te rënd ne te gjitha aspektet, si organizimi, menaxhimi, kapacitetet teknike, gjithashtu dhe resurset humane njerëzore.
4 Maji, Dita ndërkombëtare e zjarrfikësve, kjo ditë shënuar si ditë e shërbimit të zjarrfikësve, ku shtetet organizojnë aktivitete të ndryshme solemne, manifestime të ndryshme në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë në aktivitetet e tyre dhe gatishmërinë emergjente që tregojnë zjarrfikësit për t’ju dalë në ndihmë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë emergjente në raste të ndryshme.
Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë jepen mirënjohje, falënderime, demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.
Te ne në Kosovë kjo ditë kalon në heshtje, shërbimin e zjarrfikësve e gjen në një pozitë shumë të vështirë dhe thuaja të pa përballueshme, ku zjarrfikësit përballen me shumë vështirësi në të gjitha aspektet. Zjarrfikësit funksionojnë në s’përputhje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar, të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale, që ka ngritë indinjatë te thellë te kjo kategori e të punësuarve.
Zjarrfikësit nuk kanë status të drejtë juridikë (statusi i zjarrfikësve është i shërbyesve civil) nuk kanë definim të kompetencave menaxhuese, dualizëm i krijuar në mes të pushtetit qendror dhe lokal. vakum i krijuar në mes të AME/ MPB, dhe Komunave, nuk kanë buxhet të planifikuar, pa pajisje personale, pa automjete dhe teknikë zjarrfikëse, nuk posedojnë pajisje të sigurta për punë, pajisje të patestuara dhe të kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit pa uniforma, pa simbole, numri jashtëzakonisht i vogël i zjarrfikësve jashtë çdo kriteri, gjithë kjo gjendje e krijuar ku drejtpërdrejtë zjarrfikësit rrezikojnë shëndetin e tyre dhe mundë të themi edhe jetën, ku dëshmojnë rastet e lëndimit ne vendin e punës të zjarrfikësve të cilët gjatë aktiviteteve të punës morën lëndime të rënda dhe askush nga institucionet, punëdhënësi nuk doli në ndihmë, ku të gjitha shpenzimet mjekësore është dashtë që t’i kryejnë vet zjarrfikësit.
Në vazhdimësi kemi kërkuar nga institucionet, që nga viti 2008 që kjo gjendje të përmirësohet dhe të krijohen kushte normale për punë, por asnjëherë nuk treguan gatishmëri për të zgjedhur problemet dhe situatën e krijuar.
Zjarrfikësit nuk kompensohen për orët jashtë orarit të punës, për ndërrimet e natës, për festa shtetërore, koeficienti më i ulët nga të gjitha kategoritë e të punësuarve në vend.
Prandaj i ftojmë institucionet vendimmarrëse që urgjentisht të shtrohet kjo çështje, të analizohet gjendja e shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, të krijohen kushte normale për punë, siguri në punë, të rritet gatishmëria emergjente që ky shërbim të jetë funksional dhe të arsyetojë themelimin, misionin e zjarrfikësve-shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale.
Kërkojmë harmonizim të veprimeve të pushtetit qendrorë dhe lokal qe ky vakum institucional i krijuar të zgjidhet në të mirë të shërbimit.
Shpresojmë se viti tjetër këtë shërbim ta gjej në kushte më të mira, të sigurohet buxhet, të definohen kompetencat menaxhuese, një organizim të mirë, të përgatitur për sfidat e ndryshme që mund të paraqiten në situata emergjente.
Mbesim me shpresë që institucionet do të reflektojnë pozitivisht në kërkesat e zjarrfikësve dhe të tejkalohet kjo gjendje që është krijuar”. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?