LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit e Strumicës e shpëtojnë 26-vjeçarin e aksidentuar, me mjete hidraulike e nxjerrin nga makina

Zjarrfikësit e Strumicës e shpëtojnë 26-vjeçarin e aksidentuar, me mjete hidraulike e nxjerrin nga makina

Zjarrfikësit e Strumicës të martën në mesnatë kanë realizuar një aksion, në të cilin e kanë shpëtuar një person, i cili ishte rrokullisur me makinën e tij.

Siç njoftojnë ata në Facebook, aksionin për shpëtimin e 26-vjeçarit e kanë marrë në ora 00:48, në bulevardin “Klimenti i Ohrit”, në Strumicë.

“Të martën (22.12.2020, në ora 00:48, në bulevardin ‘Klimenti i Ohrit’, në afërsi të stacionit të autobusëve, me një makinë zjarrfikëse dhe 6 zjarrfikës-shpëtues, kemi intervenuar në aksidentin në trafik, në të cilin ka marrë pjesë një makinë e llojit ‘Mercedes'”.


“Janë përdorur mjete speciale hidraulike për nxjerrjen e personit të lënduar nga makina, i cili më pas i është dorëzuar ekipit të ndihmës së shpejtë”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve të Strumicës.

Ndërsa edhe MPB e ka konfirmuar këtë aksident, prej ku thonë se bëhet fjalë për 26-vjeçarin S.G, i cili duke e drejtuar makinën e tij “Mercedes” e ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital./Telegrafi/

Денес (вторник) 22.12.2020 година, во 00.48 часот на бул. Климент Охридски во близина на новата автобуска станица , ТППЕ…

Posted by Пожарникари – Струмица on Monday, 21 December 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori