LAJMI I FUNDIT:

Zjarret mbi tunelin e Kalimashit, kreu i Emergjencave në Shqipëri thotë se ka qenë natë e vështirë, por tash situata është nën kontroll të plotë

Zjarret mbi tunelin e Kalimashit, kreu i Emergjencave në Shqipëri thotë se ka qenë natë e vështirë, por tash situata është nën kontroll të plotë

Tuneli i Kalimashit është mbuluar nga tymi për shkak të zjarrit që ka përfshirë malin gjatë mbrëmjes së kaluar.

Vatra e vogël e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit nisi para 8 ditësh, ndërsa mbrëmë mori përmasa aq të mëdha, sa ishte tepër e vështirë të vihej nën kontroll.

Në vendngjarje ishin forca të ushtrisë dhe të zjarrfikësve, ndërsa në ndihmë iu shkuan dhe forca nga Kosova për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Kreu i Emergjencave, Haki Çako ka folur për situatën e zjarreve mbi tunelin e Kalimashit duke thënë se ka qenë një natë e vështirë, por flakët janë vënë nën kontroll.

Ai tha se po punohet për 3-4 vatra mbi tunel, ndërsa thekson se zonat e banuara nuk janë në rrezik.

Çako tha se po punojnë me të gjitha forcat, të cilat i falënderoi për sakrificën dhe për punën me orë të zgjatur e pa pushim.

“Situata tashmë është nën kontroll të plotë të Forcave të Strukturave të Mbrojtjes Civile. Ka qenë një natë shumë e vështirë pasi është krijuar një ambient i vështirë për tunelin e Thirrës i cili është një korridor shumë i rëndësishëm i komunikimit midis dy trojeve tona, të Shqipërisë dhe Kosovës. Ka pasur një angazhim maksimal të të gjitha strukturave. Falë angazhimit të tyre, u shmang katastrofa për të depërtuar zjarrin në tunel”, theksoi ai.

Tutje ai shtoi se, “Tashmë jemi në një proces pune intensive, po punohet pasi janë rreth 3-4 vatra mbi tunel dhe në pjesën e malit, i cili krijon dekantimin e tymit dhe problemit që shkakton për shkak të djegies së pyjeve”.

“Më duhet të theksoj se puna do të vazhdojë, është një punë shumë e vështirë për të gjithë zjarrfikësit dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion.  Është një moment që duhet të inkurajojmë dhe falënderojmë të gjithë për punën me orë të zgjatura dhe me të gjithë sakrificën që kanë marrë përsipër”, tha ai.

“Për momentin po operohet edhe në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Kosova. Zjarri është në distancë nga qendrat e banuara, por po punohet për ta shmangur qendrat e banuara. Nëse do të jetë e nevojshme, do të ndërhyhet për të bërë evakuimin e banorëve”, tha Çako.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori