Zjarrëfikësit e Maqedonisë me automjete të vjetëruatra po përballen me zjarret
Temperaturat e larta që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut kanë detyruar autoritetet që të ngrenë alarmin për ruajtjen e shëndetit të njerëzve e gjithashtu edhe për kujdes nga shpërthimi i zjarreve.
Tash e dy ditë me radhë në disa rajone temperatura ka arritur deri në 42 gradë celsius.
Qeveria ka vendosur ndalimin e punës në ambientet e hapura nga ora 12 deri në orën 17. Nga puna janë liruar edhe të sëmurët kronikë, si dhe gratë shtatzëna.
Institucionet druajnë edhe nga shpërthimi i zjarreve, andaj edhe organet përkatëse kanë ndërmarrë masa duke ngritur gatishmërinë e ekipeve zjarrfikëse.
Por, në shumë qytete ata po përballen me mungesë të kushteve për shuarjen e zjarreve, si me makineri ashtu edhe me kuadër të pamjaftueshëm.
“Zjarrfikësit përballen me makineri të vjetruar. Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut kemi pranuar vetëm një kamion, në vitin 2009. Kemi mungesë edhe të pajisjeve tjera në veshmbathje, mbrojtëse për zjarrfikësit. Apeloj që shteti të mendojë seriozisht për kushtet tona apo të paktën pushtetarët të mendojnë për shtëpitë e tyre, për fëmijët e tyre, për këtë natyrë që na e ka falë Zoti që ta ruajmë bashkërisht duke investuar për zjarrfikësit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Avni Ameti, shef i ekipit të zjarrfikësve në rajonin e Tetovës.
Аi thekson ndihmën e vetme në makineri e kanë siguruar përmes donacioneve të ndryshme.
Në dy vjetët e fundit shumë rajone të Maqedonisë së Veriut ishin përfshirë nga zjarret që dogjën mbi 12 mijë hektarë pyje. Dëmi vlerësohet të jetë rreth 40 milionë euro.
Gjatë vitit 2022 në gjithë Maqedoninë e Veriut ishin regjistruar 840 vatra zjarri, ndërsa situata më kritike ishte në fillim të muajit gusht kur brenda nëntë ditëve kishin shpërthyer 88 zjarre.
Nga Lidhja e Zjarrfikësve thonë se Qeveria nuk duhet të presë sezonin e zjarreve që të alarmojë për kujdes, apo për masa parandaluese, por të punojë në vazhdimësi për furnizimin e këtij shërbimi me makineri moderne dhe kuadër të nevojshëm.
“Maqedonia [e Veriut] përballet mungesë të zjarrfikësve. Këtë e tregojnë të gjitha statistikat, andaj edhe nevojiten masa urgjente që të mund të përballemi me flakët që paraqesin kërcënim serioz tani gjatë rritjes së temperaturave. Duhet të investohet në trajnimin e zjarrfikësve vullnetarë, por edhe në sigurimin e pajisjeve të nevojshme”, thotë Zoran Koçoski, kryetar i Lidhjes së Zjarrfikësve.
Sipas tij, në disa qytete, ekipet e zjarrfikësve kanë kamionë të vjetër deri në 40 vjet.
Maqedonia e Veriut ka në dispozicion edhe tre aeroplanë për shuarjen e zjarreve, por vetëm një prej tyre është funksional, pasi dy të tjerët ndodhen në servisim. Shërbimi ajror për shuarjen e zjarreve përballet edhe me mungesë të pilotëve.
“Njërin aeroplan e kemi këtu dhe dy tjerët presim që sa më shpejt të arrijnë, ndoshta edhe brenda dhjetë ditëve pasi ndodhen në servisim të rregullt vjetor. Por, ne kemi edhe mungesë të pilotëve kështu që si drejtori iu drejtuam edhe Qeverisë për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme. Çdo aeroplan duhet të ketë të paktën tre pilotë, apo nëntë gjithsej dhe ne për momentin kemi vetëm katër pilot”, thotë Bekim Maksuti, drejtor Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.
Por, Stojançe Angellov nga Qendra për Menaxhim me Kriza thotë se institucionet janë të gatshme të përballen me fatkeqësitë natyrore.
“Për dallim nga vitet e mëparshme, mendoj se këtë vit jemi edhe më shumë të përgatitur pasi në dispozicion kemi resurse që mund t’i dërgojmë kudo që mund të ketë nevojë. Kemi më shumë se 800 zjarrfikës profesionistë që janë të shpërndarë nëpër komunat e vendit. Kemi edhe 170 zjarrfikës vullnetarë. Kemi 60 automjete me pompa për shuarjen e zjarrit. Kemi edhe 40 automjete të tjera që nuk kanë pompa, por që mund të dërgojnë ujin në zonat e krizës”, thotë Angellov.
Sipas një hulumtimi të Qendrës për Komunikim Civil, Maqedonia e Veriut ka mungesë të theksuar të zjarrfikësve dhe të makinerisë moderne. Për funksionimin normal të këtij shërbimi nevojiten 340 zjarrfikës të rinj pasi mosha mesatare e atyre që janë aktiv sillet në mbi 40 vjeç.
Në Maqedoninë e Veriut ka 34 njësi zjarrfikëse me gjithsej 284 automjete dhe gjysma e tyre janë më të vjetra se 30 vjet./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, një nga vëllezërit kyç gojën, viktima vëzhgohej prej pesë ditësh
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A