LAJMI I FUNDIT:

Zirkzee së shpejti në Juventus, Man Utd kërkon klauzolë të detyrueshme të blerjes

Zirkzee së shpejti në Juventus, Man Utd kërkon klauzolë të detyrueshme të blerjes

Juventusi është në negociata me Manchester United për sulmuesin holandez Joshua Zirkzee dhe pritet që transferimi të realizohet së shpejti.

Zirkzee, një ish-lojtar i Bolognës, ka pasur vështirësi që kur mbërriti në Old Trafford, duke shënuar vetëm katër gola në 27 paraqitje.

Gjithçka kulmoi së fundmi në ndeshjen kundër Neëcastle, kur menaxheri i ri Ruben Amorim e zëvendësoi atë për arsye taktike pas vetëm 30 minutash të lojës.


Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, bisedimet mes klubeve janë në vazhdim dhe po kërkohet zgjidhja më e mirë për transferimin.

Juventusi propozoi një huazim deri në fund të sezonit me opsion blerjeje, ndërsa United insiston në një klauzolë të detyrueshme blerjeje nëse lojtari shkon në huazim.

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, mund të jetë çelësi i këtij transferimi, sepse ai e njeh Zirkzee që nga koha kur drejtonte Bologna-n dhe sulmuesi holandez thjesht shpërtheu nën drejtimin e tij dhe ishte një lojtar kyç i skuadrës që fitoi një vend në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, Juventusi ka probleme të mëdha me repartin e sulmit dhe Zirkzee mund të jetë zgjidhja e problemeve të tyre sulmuese si një mbështetje adekuate për Dusan Vlahovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori