LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Lëndimi i Ronaldos është i lehtë, por duhet të presim ekzaminimet

Zidane: Lëndimi i Ronaldos është i lehtë, por duhet të presim ekzaminimet
(Foto: Getty Images)

Pas barazimit kundër Barcelonës (2-2), Zinedine Zidane ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka folur rreth lojës dhe lëndimit të Cristiano Ronaldos.

“Përjetuam një ndeshje të shkëlqyer futbolli dhe në fund ishte barazim, gjë që nuk e di nëse ishte i merituar apo jo. Ata që ishin në stadium do të shkojnë në shtëpi të kënaqur”.

Trajneri Real Madridit, Zinedine Zidane (Foto: Getty Images)

“Gjithmonë duam t’i mposhtim ata. Kemi një ndeshje dhe duam ta fitojmë. Këtë gjë u përpoqëm ta bëjmë. Ishim shumë të mirë në pjesën e parë”.


“Pas pushimit ishim paksa të ngutur, duhej të kishim më shumë durim, sepse ishim dhjetë ndaj shtatë. Mendoj se do ta përfundojnë sezonin pa humbje”, ka thënë francezi duke folur për ndeshjen.

Ai është pyetur edhe në lidhje me ndarjen e drejtësisë, ndërsa fjalët e Zidane lidhur me këtë çështje ishin: “Ishte vështirë, si gjithmonë. Të jesh gjyqtar është e vështirë. Ka pasur nga pak prej gjithçkaje. Asgjë nuk do të ndryshojë, kështu është”.

Cristiano Ronaldo u lëndua në ndeshjen kundër Barcelonës (Foto: Getty Images)

Ronaldo pësoi një lëndim në momentin e golit, ashtu që u zëvendësua gjatë pushimit. Ndërsa shqetësimi qëndron nëse do të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit që zhvillohet më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

“Tash për tash nuk është mirë, por është gjë e vogël, vetëm një zgjatje. Skanimet do të tregojnë se çfarë do të bëjmë. Nuk jam i shqetësuar për të sa i përket finales së Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori