LAJMI I FUNDIT:

Zidane do fitore me Wolfsburgun

Zidane do fitore me Wolfsburgun

Real Madrid dhe Wolfsburg do të ndeshen për herë të parë mes vete në një garë evropiane për klube, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” do të mundohen ta vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut të 11-të, përball gjermanëve që ndeshjen e parë e zhvillojnë si vendas.

Ekipi i trajnerit Zinedine Zidane është kualifikuar në çerekfinale për herë të gjashtë të njëpasnjëshme. Kurse, kjo është hera e parë që Wolfsburg ka hyrë në fazën eliminatore të garës, në vetëm edicionin e dytë të pjesëmarrjes.


Kurse, i freskët nga fitorja ndaj Barcelonës në “El Clasico”, Zidane pret një duel të vështirë ndaj Wolfsburgut.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi përgatitur mirë. Do ta kemi qasjen sikur të jetë një finale, nuk kemi kohë për relaks, fitorja ndaj Barcelonës tashmë është harruar. Ekipi është në formë të mirë dhe i përqendruar, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, u shpreh ai.