Talenti i madh anglez, Jadon Sancho ka përfunduar në radarin e klubit të madh nga Santiago Bernabeu, Real Madridit.

Zinedine Zidane pritet të 'nxehë' këtë verë të madhe pasi ai duket i gatshëm për të investuar në rindërtimin e Real Madridit me talent të rinj.


Sipas gazetës gjermane Bild, trajneri francez dëshiron ta sjellë Sanchon te Real Madridi.

Megjithatë, transferimi i anglezit nuk do të jetë aspak i lehtë pasi drejtuesit e Borussia Dortmundit e shohin si të pa-shitshëm.

jadon sancho

Mediat raportojnë se do të duheshin 180 milionë euro për të sjellë yllin e Dortmundit në Spanjë, pasi vlera e tij vazhdon të rritet.

Në këtë sezon, Sancho ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 18 asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat me Dortmundin. /Telegrafi/

telegrafi sport app