Zidane, i destinuar për t’u bërë trajner i Francës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i destinuar të pasojë Didier Deschamps si trajner në Francë.
Zidane ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve radhazi me Real Madridin dhe e ka katapultuar emrin e tij si trajner i madh.
Emri i tij është përfolur shumë si trajner i mundshëm i Manchester Unitedit dhe Juventusit të ardhmen, ndërsa tani po lidhet edhe me kombëtaren e Francës.
Kështu thotë eksperti francez i futbollit, Federic Hermel.
“Zidane në krye të Francës?. Kjo do të ndodhë. Ai do të jetë trajner”, ka thënë fillimisht Hermen për AS.
“Ekziston një arsye e thjeshtë për këtë, nëse dëshiron, ai mund të mbetet 25 vjet si trajner”.
“Është e qartë se ai do të bëhet trajner i Francës”, përfundoi Hermel. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































