LAJMI I FUNDIT:

Zhytësit nga vendi dhe rajoni në aksion për pastrimin e Liqenit të Ohrit

Zhytësit nga vendi dhe rajoni në aksion për pastrimin e Liqenit të Ohrit

Liqeni i Ohrit është plot me mbeturina, siç u dëshmua nga sasitë e mëdha të mbeturinave që u grumbulluan gjatë aksionit të fundit, i cili u zhvillua në pjesën e Strugës, respektivisht në burimet afër fshatit Kalishtë, në thellësi prej pesë deri në shtatë metra.

“Ka papastërti. Kemi hasur edhe në mina. Në këtë drejtim mund të gjeni shishe plastike, shishe qelqi, kanaçe, najlon, litarë, rrjete. Gjatë këtij aksioni janë nxjerrë shtatë apo tetë thasë me mbeturina. Gomat i lamë për herën tjetër kur të jetë më ngrohtë. Si duket kjo pjesë është më e pastër se pjesa e Ohrit”, tha një zhytës nga klubi Pena -Tetova.

Përveç zhytësve nga Maqedonisë, liqenin e pastruan edhe zhytës nga Kroacia dhe Kosova.


“Është e vështirë të mësosh njerëzit dhe turistët që të mos hedhin mbeturina në liqen, gjë që ndikon negativisht në ekosistem. Gjithçka është në kokën e njerëzve që vijnë këtu dhe si mendojnë ata. Ka shumë më tepër mbeturina në Adriatik sepse atje ka shumë më shumë turistë. Shumë mbeturina vijnë edhe nga drejtimi i Shqipërisë dhe Detit Mesdhe”, u shpreh Drazhen Ivankoviq-zhytës nga Kroacia .

Në vitet e kaluara në disa aksione të ndara nga liqeni u nxorën mbeturina nga më të ndryshmet, aparate elektrike, kolltukë, shporetë, divane, frigoriferë, plastikë, mbeturina ndërtimi, rrjeta peshkimi të ngatërruara. Një pjesë e mirë e mbeturinave vjen nga përrenjtë e lumenjve që derdhen në liqen. Zhytësit shpesh janë dëshmitarë të peshqve të ngordhur si rezultat i sjelljes së pandërgjegjshme të njerëzve. Nga klubi zhytës Pena planifikojnë që këtë vit të realizojnë edhe disa aksione për pastrimin e Ohrit dhe liqeneve tjera në vend./Alsat.mk

https://www.youtube.com/watch?v=b-11Z11l78w&feature=emb_err_woyt

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori