Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit janë zhvilluar disa aktivitete edhe në Vushtrri.

Në shkollën fillore “’Ali Kelmendi” është zhvilluar një aktivitet ku të gjithë janë bashkuar për të theksuar rëndësinë e përfshirjes së çdo fëmije, shkruan Telegrafi.


Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“Në shkollën fillore ‘Ali Kelmendi’ u organizua një aktivitet i veçantë, ku të gjithë nxënësit, prindërit, dhe stafi u bashkuan për të theksuar rëndësinë e pranisë dhe përfshirjes së çdo fëmije”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se ky aktivitet i’u ka dhënë mundësinë të shprehin solidaritetin dhe të rrisim ndërgjegjësimin për nevojat e fëmijëve që përballen me çrregullime të spektrit të autizmit. /Telegrafi/