Zhvillime të papritur te Barcelona: Suarez shkon në shtëpinë e Messit

Në skuadrën e Barcelonës është duke ndodhur diçka e befasishme, por që lëvizjet e lojtarëve janë të heshtura.
Edhe sot (e marte) Luis Saurez dhe disa makina të tjera janë parë duke u futur në shtëpinë e Lionel Messit, por detajet ende janë të pazbuluar.
Sulmuesi uruguaian duket se po e kompleton kalimin te Juventusi, derisa argjentinasi po punon në kalimin te Manchester City.
I pari që u fut në shtëpinë e Messit ishte Suarez, më vonë u pa edhe një makinë tjetër, por vozitësi nuk u arrit të identifikohej nga El Chiringuito TV.
Është planifikuar një takim mes babait dhe përfaqësuesit të Messit, Jorge me hierarkinë e Barcelonës, përfshirë Josep Maria Bartomeu të mërkurën e kësaj jave. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































