Zhvendosje masive në Gaza, Izraeli intensifikon sulmet

Ka filluar zhvendosja masive e palestinezëve nga pjesa verilindore e qytetit të Gazës, ndërsa forcat izraelite përshkallëzuan sulmet nga veriu dhe jugu, duke bombarduar lagje të tëra.
Një burim palestinez i sigurisë tha për Anadolu se situata në lagjet lindore të qytetit po përkeqësohet “me një ritëm të shpejtë” për shkak të ofensivës së intensifikuar të Izraelit.
Burimi tha se ushtria izraelite ka shtuar shkatërrimet në pjesën jugore dhe atë verilindore të qytetit të Gazës, duke përdorur robotë të ngarkuar me eksplozivë së bashku me granatimet e artilerisë dhe sulmet ajrore.
Ai ndër tjera raportoi për “zhvendosje masive” të banorëve nga lagjet verilindore të qytetit drejt pjesës perëndimore të Gazës ose më në jug të enklavës.
Ndryshe, së fundmi u vra kryeministri i rebelëve Houthi në një sulm izraelit në Jemen.
Al-Rahawi vdiq në apartamentin e tij në Sanaa gjatë sulmeve izraelite, me disa nga bashkëpunëtorët e tij që u vranë në të njëjtin sulm. /AA/




















































